Mediu zbulon për herë të parë diskutimin me Berishën për kreun e SHISH-it

Shqipëria

Mediu zbulon për herë të parë diskutimin me Berishën për kreun e SHISH-it

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:54
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu foli në lidhje me ndryshimin e drejtorëve të SHISH. I ftuar në Euronews Albania, ai solli në vëmendje diskutimin me ish-kryeministrin Sali Berisha në vitin 2005 për ndryshimin e drejtorit të SHISH pasi mendonin se kishte vepruar në kundërshtim me interesat politike të së djathtës.

Megjithatë pavarësisht kësaj ata zgjodhën që të krijonin një marrëdhënie institucionale me të për shkak të interesit kombëtar.

“Në vitin 2005 kur ne fituam zgjedhjet ka qenë një fiskutim i madh në atë kohë përsa i përket  ndrysimit të drejtorit të SHIH të asaj kohe dhe për arsye se mendohej se kishte vepruar në kundërshtim me interesat politike të së djathtës. Megjithatë për shkak të një interesi të një marrëdhënie të rëndësishme të këtij institucioni me partnerët tanë, gjykuam se ishte më e mirë që të krijonim një raport institucional me këtë institucion.

 Vendimi ishte i kryeministër,  unë së bashku me Mustafanë kemi dhënë vetëm vlerësimin tonë. Ajo që menduam në atë kohë ishte se çfarë është e rëndësishme, duhet patjetër që të ndryshohej kreu SHISH apo të kemi marrëdhënie institucionale”- theksoi Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat