Si nisi konflikti/ Sherr mes disa personave, plagosen me thikë dy vëllezër. Emrat

Shqipëria

Si nisi konflikti/ Sherr mes disa personave, plagosen me thikë dy vëllezër. Emrat

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në ambientet e lokalit pranë urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin, Tedi Durishti.

Fillimisht mes disa personave ka pasur konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe autori e ka qëlluar me thikë dy prej tyre. Gjendja e tyre e stabilizuar. Janë dërguar te Spitali i Traumës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat