E rëndë/ Punëtori 58 vjeçar humb jetën gjatë ndërtimit të një ure

Shqipëria

E rëndë/ Punëtori 58 vjeçar humb jetën gjatë ndërtimit të një ure

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Këtë mëngjes në qytetin e Klosit ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Një burrë me iniciale M.B, 58 vjeç ka humbur jetën në kohën kur po punonte për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë orës 8:30 minuta, kur i ndjeri ishte duke montuar hekurat mbi urë.

Ai është çuar në spital më urgjencë por nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë, policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat