​Rama prezanton në Tokio vizionin “Shqipëria 2030”

Shqipëria

​Rama prezanton në Tokio vizionin “Shqipëria 2030”

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 11:30
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, mori pjesë në seminarin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë.

Kryeministri Rama gjatë këtij seminari prezantoi vizionin “Shqipëria 2030” si edhe sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe investimet japoneze në Shqipëri.

Në seminar ishin të pranishëm disa prej sipërmarrësve shqiptarë të produkteve “Made in Albania”, prezent në tregun japonez.

“Në seminarin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, ku prezantuam vizionin #Shqipëria2030 si edhe sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe investimet japoneze në Shqipëri. Ishin të pranishëm disa prej sipërmarrësve shqiptarë të produkteve Made in Albania prezent në tregun japonez”, ka shkruar Rama.

Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojnë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat