Ndaluan makinën dhe u zunë me leva, vihen në pranga dy persona në Divjakë

Shqipëria

Ndaluan makinën dhe u zunë me leva, vihen në pranga dy persona në Divjakë

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Një sherr i rëndë është regjistruar këtë të mërkurë. Dy persona janë vënë në pranga pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur sende të forta.

Dy të rinjtë po udhëtonin me mjetet e tyre tip “Audi” dhe “Benz”, ndërsa kanë ndaluar dhe janë konfliktuar për motive të dobëta.

Policia njofton se është arrestuar një 35-vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë si dhe një 28-vjeçar për plagosje të rëndë me dashje.

Të arrestuarit ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër person dhe  janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat