Alibeaj nga Korça: Nuk ndihem fajtor për situatën në PD, është distancim nga e kaluara

Shqipëria

Alibeaj nga Korça: Nuk ndihem fajtor për situatën në PD, është distancim nga e kaluara

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 19:51
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj thekson se nuk e ndjen veten fajtor për ndasinë e krijuar brenda PD-së por e shikon këtë si një distancim nga e kaluara. Nga Korça, ku prezantoi mjekun Gjergji Gjata si kandidat në zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj i është përgjigjur gjithashtu edhe interesit të gazetarëve për situatën në PD.

Pyetje: Folët për një gropë të madhe brenda PD, për faje e për mëkate. A jeni ju fajtor, e ndieni veten fajtor sadopak, mëkatar, në krijimin e kësaj grope brenda PD?

“Aspak. Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se me duhet te te them JO, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua grope, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai.“, ka thënë Alibeaj.

I pyetur se pse nuk pritën datën 3 Mars, kur gjykata pritet të vendosë për vulën e PD-së, por i nxori kandidatët tani, Alibeaj tha:

“Ka vendim të kryesisë të marrë dy muaj më parë. Është mbledhur, është diskutuar kjo çështje. Pozicioni e qëndrimi ndaj zgjedhjeve lokale. Jo thjesht si zgjedhje e jona. PD ka bërë njëherë gabimin fatal të abandoimit të zgjedhjeve të 2019. Produkt i hidhur në 2021. Përveç kësaj një parti politike si PD historikisht me e madhja e opozitës, nuk ka luksin mos marrë pjesë në zgjedhje.

Është marrë kohë më parë ky vendim. Ky vendim është diskutuar edhe me kolegjin e kryetarëve.”

Ndërkohë i pyetur nëse gjykata vendos në favor të Sali Berishës me 3 Mars, Alibeaj tha se nuk duhet bërë presion ndaj gjykatës me mitingje.

“Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje. Kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë defektet, duhet të injektojmë publikut, kur ato flasim, në heshtim.”, tha Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat