Përfshihet nga flakët makina në Korçë

Shqipëria

Përfshihet nga flakët makina në Korçë

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një makinë është përfshirë nga flakët rreth orës 01:50 në lagjen nr. 6, Korçë.

Automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat