Kërcënon Berisha: Për tre minuta do jemi në sallë - Kaos dhe zhurmë, opozita godet tavolinat në Kuvend

Shqipëria

Kërcënon Berisha: Për tre minuta do jemi në sallë - Kaos dhe zhurmë, opozita godet tavolinat në Kuvend

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 10:52 Përditësuar në ora: 13:37 më 23.02.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Noka në protestë: Garda përdoret për të dhunuar deputetët

Deputeti Flamur Noka, i përjashtuar nga kjo seancë plenare tha se Garda po përdoret nga maxhoranca për të dhunuar deputetët demokratë.

Sipas tij, ngjarja e ndodhur në mëngjes para Parlamentit është e turpshme.

Flamur NokaQytetarë të lirë, këtu është parlamenti real. Këtu janë njerëzit e lirë, ata që kanë votuar përfaqësuesit e tyre, dhe ne si përfaqësues tuaj jemi sot këtu për të zhvilluar këtë seancë për të na dëgjuar ju, për të dëgjuar çdo qytetar i këtij vendi. E patë skenën. Një skenë e turpshme. Garda përdoret për të dhunuar deputetët, përdoret për të ndaluar deputetët e opozitës të hyjnë aty që t’ju përfaqësojnë ju. Të përfaqësojnë demokratët. Të përfaqësojnë 750 mijë vota të opozitës.

Edi Rama urdhëron bllokimin e Kuvendit, bllokon zërin e opozitës, sepse Edi Rama ka frikë nga e vërteta. Sepse Edi Rama është i kapur peng. Është i kapur në flagrancë, duke minuar demokracinë në Shqipëri. Çfarë po kërkojmë ne në fund të fundit në këtë parlament? Po kërkojmë të drejtën për të folur. Një e drejtë që është fituar në dhjetorin e vitit 90. Ne po kërkojmë që të përcjellim zërin tuaj aty, dhe ky zë ndalohet. E patë. E keni parë gjithmonë, e patë edhe sot. Sapo përmendet emri i Edi Ramës nga deputetët e opozitës, Linda e parlamentit s’bën asgjë më shumë vetëm menjëherë e ndërpret fjalën. Ku është thelbi i këtij poshtërimi që Edi Rama po i bën parlamentit dhe parlamentarizmit? Thelbi është, sepse ai u kap. U kap me një veprim kundër partnerit tonë strategjik.

Skandali Rama-McGonigal është skandali më i madh. Është gjesti më anti-amerikan që mund të kishte realizuar një qeveri që pas prishjes së marrëdhënieve me SHBA nga Enver Hoxha. Pra, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është anti-amerikani më i madh që ka njohur historia, dhe kjo sot është e vërtetuar. Edi Rama është anti-amerikan, sepse Edi Rama goditi në zemër sigurinë e SHBA, duke korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të agjencisë së sigurisë të FBI. Edi Rama është anti-amerikani më i madh që ka njohur ky vend pas Enver Hoxhës. E shikoni si e ka katandisur parlamentin Edi Rama? Sa herë që deputetët e opozitës përmendin emrin e tij, Linda e parlamentit me vrap me alarm alarmohet për të bllokuar fjalën dhe për të mos sulmuar kryeministrin. Siç e thashë, kryeministri i sotëm pas diktatorit Enver Hoxha është anti-amerikani më i madh që ka njohur kombi shqiptar.

Kaos dhe zhurmë, opozita godet tavolinat në Kuvend

Teksa ministrja Elisa Spiropali po fliste për Projektligjin “Për përfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish- ndërmarrjeve bujqësore”, deputetët e opozitës vijuan avazin duke u rënë tavolinave.

“Bjeri Albana se i bie bukur, por të mungon Mondi ske çfarë i bën”, tha Spiropali.

Berisha dhe Meta i bashkohen protestës së opozitës para parlamentit

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i janë bashkuar pak më parë protestës opozitare para Parlamentit.

Para Parlamentit po mbahet protesta e organizuar nga opozita, ndërsa janë mbledhur dhjetëra qytetarë me pankarta në duar.

Ndërkohë deputetët e Berishës sërish këmbëngulin që mocioni me debat që është parashikuar për datën 2 mars për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal të zhvillohet në seancën e sotme plenare, edhe pse është parashikuar të mbahet më 2 mars.

Berisha dhe 7 deputetë të përjashtuar! Tentojnë të hynë në Parlament, por ndalohen nga Garda

Seanca plenare edhe këtë të enjte ka nisur me tensione, ku deputetët demokratë kanë bllokuar sërish foltoren.

Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit të shkaktuar në seancat e shkuara. Ata kanë tentuar të hyjnë në Parlament, por janë ndaluar nga Garda.

Gjashtë deputetët e përjashtuar së fundmi kërkuan anulim të vendimit të Komisionit të Etikës, por kjo u rrëzua nga Byroja e Kuvendit.

Gjashtë deputetët e përjashtuar janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë,  Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

Të përjashtuar në këtë seancë janë edhe Sali Berisha dhe Flamur Noka, të cilët nuk i kanë plotësuar ende ditët e përjashtimit. Jashtë Parlamentit, Oerd Bylykbashi tha se Garda përdori dhunë fizike ndaj deputetëve.

Nga ana tjetër, para Parlamentit po mbahet protestë e organizuar nga opozita, ndërsa janë mbledhur dhjetëra qytetarë me pankarta në duar.

Deputetët e Berishës sërish këmbëngulin që mocioni me debat që është parashikuar për datën 2 mars për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal të zhvillohet në seancën e sotme plenare, edhe pse është parashikuar të mbahet më 2 mars.

Kryeministri Edi Rama nuk është në seancë plenare, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni.

Një ditë më parë, 11 deputetë kërkuan që në rendin e ditës të futej mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur.

Lista e diskutimeve në Parlament 23 shkurt 2023

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 23 .2.2023, ora 10:00.

II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 16.2.2023.

2. Njoftime.

3. Pyetje me Ministren e Shendetesise dhe çeshtjeve Sociale Ogerta Manastirliu nga deputeti Zef Hila.

4. Projektligj “Per perfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish-ndermarrjeve bujqesore” .

5. Raporti vjetor i Keshillit Kombetar per Integrimin Europian per vitin 2022.

6. Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se komisioneve te perhershme te Kuvendit”.

7. Projektvendim “Per zgjedhjen e nje anetari te Komisionit te Konkurrences”.

1. Projektvendim “Per zgjatjen e afatit te veprimtarise se Komisionit te Posaçem Parlamentar per Realizimin e Reformes zgjedhore

8. Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites.

III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

V. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

“Kemi kërkuar dy komisione hetimore”/ Boçi- Nikollës: I merrni urdhrat nga kryeministri që i nguli thikën marrëdhënieve me SHBA

Deputeti Luciano Boçi ka kërkuar në Kuvend që kryeministri Rama të jetë urgjentisht i pranishëm në seancë plenare.

Boçi tha se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla po shkel Kushtetutën, me urdhër të kryeministrit Rama. Ai tha se ky i fundit i ka ngulur thikën marrëdhënieve me SHBA për shkak të lidhjes së tij me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal.

Deputeti tha se është kërkuar ngritja e dy komisione hetimore, i pari për çarterat nga 35 deputetë, i dyti për çështjen Rama-McGonigal nga 44 deputetë.

Luciano Boçi: Si mundet që ju znj.kryetare, keni urdhëruar që ata të mos futen në mbledhjen e Byrosë. Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të deputetit. Neni 65 e përcakton qartë në pikat e tij që deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent, ose duhet të jetë përfaqësuesi i tij ligjor.

Si mundet ju znj.kryetare që flisni në emër të rregullores të shkelni rregulloren dhe të vini këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë me atë qetësinë olimpike të korruptuarit nga kryeministri.
Kryeministrit tradhtar siç e kemi cilësuar ne, kjo është e vërteta se urdhrat nga ai i merrni. Pastaj t’i futemi procedurës së të drejtave tona. Kemi kërkuar që nga java e kaluar seancë pyetjesh, është urgjente e përcaktuar nga nenet e rregullores, ku kryeministri duhet të ishte prezent menjëherë.

Kemi dy javë që e kërkojmë. Kemi kërkuar dy komisione hetimore znj.drejtuese e seancës, dhe Komisionet Hetimore janë të firmosura. I pari për çarterat ga 35 deputetë, i dyti për çështjen Rama-McGonigal nga 44 deputetë. E ka Kushtetuta neni 77 pika 2. Është kjo Kushtetuta që të mban ty aty. Që e mban Shqipërinë këtu të korruptuar. Pse e shkel Kushtetutën dhe më tregon mua rregulloren, më përjashton?
Pse e shkelni ju Kushtetutën znj. drejtuese e seancës? Pse e shkelni ju nenin 25? Që e cilëson saktë fare, kur ¼ e deputetëve kërkon ngritjen e këtij komisioni?

Kush është ky që del në studio televizive dhe thotë: unë nuk ngre Komisione Hetimore. Jeni apo nuk jeni ju drejtuese këtij vendi që de facto ne dimë se kush është, por të paktën de jure ushtron autoritetin tënd, sepse ne kemi kërkuar komision hetimor për një çështje madhore që është shqetësimi kryesor i shqiptarëve . Për atë thikën në zemër që i keni ngulur marrëdhënieve me SHBA. Se ju ishit ato dy vite pro-amerikanët.
I harruat ato rublat që na përmendit, çdonjëri nga ju ishte i orientuar nga rublat. Jeni ju ata që keni cënuar marrëdhëniet me Amerikën, jo ne.

Çfarë ka bërë Edi Rama, asgjë më shumë asgjë më pak se Enver Hoxha në 45-sën, dhe ju ndërkohë vazhdoni të njëjtën histori.

U sulmua siguria e Shqipërisë nga disa hacker-a, dhe të gjithë këtu morëm vendimin, e miratuam, e përshëndetëm për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin si shtet terrorist. Kurse Rama personalisht ka goditur sigurinë e SHBA, duke korruptuar kryeagjentin e FBI, dhe ndaj atij personi ka nisur një hetim në SHBA. Është ngritur një komision në SHBA, dhe ju pengoni Komisionin Hetimor në Parlamentin e Shqipërisë.

Balla rrethohet nga deputetët e PD në foltore: Po intimidoni drejtësinë, pas datës 3 mars nuk do të jeni më kështu

“Lidhur me mocionin me debat, është vendosur data 2. Më duket qesharake që ju të mos pranoni datën 2 por të spostoni sot duke e ditur shumë mirë që kryeministri ndodhet në vizitë zyrtare në Japoni. Këtë e kemi thënë në seancën e shkuar.

Në pamundësi për t’u zhvilluar më 23, debati do të zhvillohet me datën 2 sipas të gjitha kërkesave përfshirë dhe kohën e zhvillimit të debatit. Çdo deputet mund të marrë fjalën jo më shumë se 10 minuta. Ky do të jetë debati më i gjatë i zhvilluar në historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Thirrja ime sot, kjo shfaqe këtu s’ka të bëj fare as me debatin McGonigal, kjo lidhjet me përpjekjen e këtyre për të intimiduar drejtësinë.

Nuk mendoj se është normale që Kuvendi të zhvillojë punimet me këtë qasje. Mësoni të bëni kërkesat, që për tju drejtuar byrosë, duhet të vini me një element shtesë, ne nuk jemi aspak të kënaqur të marrim vendime për përjashtim të kolegëve, por kur shkulet mikrofoni. Un nuk arrita të komunikoj me publikun, se kanë dal ca njerëz këtu që se dinë pse kanë dalë. Pas datës 3 nuk do jeni më kështu, Gjykata do marrë një vendim, problemet e brendshme të partisë suaj mos i sillni në sallë të Kuvendit”- tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat