Meta tregon historinë me ish-ministren: Rama e largoi nga partia, i premtoi ta bënte ambasadore

Shqipëria

Meta tregon historinë me ish-ministren: Rama e largoi nga partia, i premtoi ta bënte ambasadore

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 11:48
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalimin e tij para Kuvendit akuzoi kryesocialistin Edi Rama se ka uzurpuar Partinë Socialiste. Meta u shpreh se Rama largon çdo zë kundër nga radhët e tij, duke vrarë pluralizmin në Shqipëri. Për të konkretizuar këtë argument, kreu i PL ndau një histori nga koha kur ai ishte president. Sipas tij në ish-ministre nga kabineti i Edi Ramës u largua nga partia me premtimin se do bëhej ambasadore në SHBA.

Ajo zonja e nderuar as ambasadore nuk u bë, dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë.  Kemi bërë me një skizoften që edhe një njeri i vetëm që e kundërshton e bën ccmos që ta largojë.

Ndaj mos u habisni që ai të përjashtojë të gjithë deputetët e opozitës aty. Ai kërkon ta shkatërrojë pluralizmin. Këtë e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm”, tha Meta.

Ndër të tjera Meta ripërsëriti akuzat e tij kundër Ramës lidhur me çështjen “McGonigal”. Ai u shpreh se kryeministri është i frikësuar, ndaj zgjedhë të përjashtojë deputetët nga foltorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat