“Rezistenca” e opozitës në Kuvend mbetet në dorë të 4 deputetëve

Shqipëria

“Rezistenca” e opozitës në Kuvend mbetet në dorë të 4 deputetëve

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 13:15
Kuvendi i Shqipërisë

 Partia Demokratike vijon aksionin mes kaosit dhe zhurmës në Kuvend, por numri i “rezistentëve” të saj është pakësuar ndjeshëm.

Me në krye Albana Vokshin dhe Luçiano Boçin, deputetët e PD-së u përpoqën vazhdimisht të pengojnë fjalën e e ministrave dhe deputetëve socialistë teksa flisnin për rendin e ditës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pak më parë urdhëroi gardën të lë sallën e Kuvendit.

Ndërkohë deputetët e PD-së vazhduan sërish ankesat e tyre duke hedhur akuza mbi mazhorancën se po dhunon të drejtën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat