I shpëtoi dy atentateve në Vlorë, kush është Inez Hajrulla që i bëri sërish “bisht” policisë sot

Shqipëria

I shpëtoi dy atentateve në Vlorë, kush është Inez Hajrulla që i bëri sërish “bisht” policisë sot

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 13:28
Inez Hajrulla

Policia e Vlorës, së bashkë me FNSH, Operacionalen dhe forcat të tjera janë duke zhvilluar një aksion në qytetin bregdetar, prej ditës së djeshme.

Në fokus të operacionit janë personat me rrezikshmëri të lartë dhe te skeduar nga policia.

Me anë të një reagimi, policia e Vlorës, raporton se është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Denis Karafili si edhe janë shpallur në kërkim shtetasit Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj, të pestë pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit.

Kush është Inez Hajrulla:

Inez Hajrulla është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atentave, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.

Atentati i 2017:

Ky atentat u krye me lëndë eksplozive në automjetin e tij, ku humbi një këmbë. Atentati ndodhi një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt. 26- vjeçari at’here është djali i një biznesmeni të njohur në qytetin bregdetar dhe njihet si person me rrezikshmëri.

I riu është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”. Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende të pazbardhura.

Atentati i 2019:

Hajrulla po qëndronte në në një kafene në kompleksin “Oslo” në zonën e Lungomares, në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur papritur nga dy makina janë lëshuar breshëri automatiku.

Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij.

Autorët u larguan duke i djegur dy makinat në zonës e Babicës, njëra prej të cilëve Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat