Integrimi evropian/ Balla thirrje opozitës: Mos mbivendosni agjendat politike me ato kombëtare

Shqipëria

Integrimi evropian/ Balla thirrje opozitës: Mos mbivendosni agjendat politike me ato kombëtare

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 13:56
Taulant Balla

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vitin 2022 e konsideroi vite të suksesshëm për Shqipërinë sa i takon rrugës së integrimit evropian. Ai përmendi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE dhe po ashtu mbajtjen e Samitit të BE-Ballkan Perëndimor, punimet e të cilit u mbajtën më 6 dhjetor.

“Viti 2022 ishte vit i suksesshëm, sepse ne zhvilluam konferencë parë ndërqeveritare me BE, dhe të mos harrojmë se 2022 u përmbyll me një ngjarje historike sikurse ishte samit I parë I BE, I zhvilluar në Tiranë. Ky është një moment historik që i jep Tiranës dhe Shqipërisë vend të rëndësishëm në gjashtëshen e vendeve të BE dhe duhet ta ruajmë këtë trend pozitiv të Shqipërisë “, tha Balla.

Ai kërkoi bashkëpunimin e opozitës sa i takon kontributit  për rrugëtimin evropian, ndërsa apeloi që agjendat politike nuk i duhet të mbivendosen në ato kombëtare.

“Çelja e bisedimeve me BE, e ka ofruar Shqipërinë më afër së kurrë ëndrrën tonë evropiane. Agjendat politike nuk duhet mbivendosur me agjendat kombëtare.  Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, që të jetë  nga ato vende me shpejtësinë e  duhur për të ecur me procesin e integrimit”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat