Sali Berisha paralajmëron: Nëse më 3 mars nuk na jepet vula, do hyjmë në Parlament

Shqipëria

Sali Berisha paralajmëron: Nëse më 3 mars nuk na jepet vula, do hyjmë në Parlament

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 14:31
Sali Berisha

Sali Berisha ka kërcënuar mazhorancën, duke e konsideruar përgjegjëse nëse Gjykata e Apelit nuk i jep vulën e PD-së. Në mitingun përpara Parlamentit, Berisha tha se “Taulant Balla ka shpallur vendimin e gjykatës kundër nesh”.

“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata më datën 3, unë i them Ballës, meqë ti je i pari që njofton vendimin.

Ja ku janë këta burra dhe unë të betohem para tyre e mbarë shqiptarëve dhe ti dhe Rama do bëheni përgjegjës personal për cdo akt armiqëesor ndaj PD dhe opozitës shqiptare.

Shko ku të duash, do të të çojmë kudo që të ndodhesh në çdo vrimë miu që të futesh do të të kapim e do të të cojmë te Gentian Sharra, miku yt.

Po të duam për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!

3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë, shkruan GazetaTema.

“Edi Rama u faktua se kontraktoi si vrasës me pagëesë, kryezbuluesin e SHBA-së Charles McGonigal për të përdorur fuqinë e tij për të asgjësuar opozitën në Shqipëri. Nuk ka demokraci pa opozitë. Edi Rama po vjedh më shumë se kushdo tjetër këtë popull. Ai krijoi bordet komuniste në kulmin e krizës, duke vjedhë me ta 520 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Çfarë bëri me to? A e dini se me Erion Veliajn vjedhin në çdo ton që dep[ozitohet në Sharrë 18 euro nga xhepat tuaja. A e dini se ai shtrohet në darka 10 mijë euro me McGonigal. Ata kanë një urrejtje të madhe ndaj jush.

A e dinë shqiptarët qw nga viti 2014 deri në vitin 2022, 937 mijë shqiptarë u larguan vetëm në hapësirën e BE-së dhe se Shqipëria në eksportin e trurirt tejkalon Haitin. Edi Rama ndjek politikë kundër jush, ka interesat e veta. Z. Meta foli për rrogat e pensionet. Në vitin 2013, shqiptarët i kishin më të lartat në rajon, ndërsa sot i kanë më të ulëta se në Kosovë. Këta janë një bandë që strehojnë vrasës. A e morët vesh varsjen tragjike të kenianes. Ku fshihen vrasësit e saj? Ju thëm unë, në qeveri fshihen”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat