Përjashtimi i deputetëve/ Gjekmarkaj: Kuvendi është kthyer si gjykatë, merr vendime sesi të ndëshkojë opozitën për qëndrimet që mban!

Shqipëria

Përjashtimi i deputetëve/ Gjekmarkaj: Kuvendi është kthyer si gjykatë, merr vendime sesi të ndëshkojë opozitën për qëndrimet që mban!

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 16:39
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar zhvillimet e fundit në Parlament, ku mazhoranca ka përjashtuar një pjesë të deputetëve demokratë për shkak të kaosit që kanë krijuar në seancat e fundit plenare.

Gjatë seancës Parlamentare, Gjekmarkaj tha se Kuvendi është kthyer në një gjykatë dhe merr vendime se si të ndëshkojë opozitën për qëndrimet që mban.

Sipas tij, deputetët demokrat po kërkojnë një gjë shumë të thjeshtë nga kryeministri, që ai të jetë i pranishëm në Kuvend dhe të japë shpjegime mbi çështjen “McGonigal”.

“Në mos shaka, paradoks ngjan. Kuvendi ynë është kthyer në gjykatë i cili ngre pretenca dhe merr vendime sesi deputet e opozites të ndeshkohen masivisht për qendrimet dhe fjalet. Precedenti i gjykimit ketu brenda per atë që thuhet jashtë është shumë i rëndë. Deri tani janë ndeshkuar  25 deputetë.

Ata po kërkojnë një gjë të thjeshtë përtej formës që detyrohen të përdorin-ardhjen e Kryeministrit në sallë per debat per një ceshtje sensitive si ajo që tani ka emrin Mgonigal. Ne mbase nuk e duam njëri tjetrin, po nuk e zgjidhem ne njëri-tjetrin, kontrata me kushtetuten na detyron ta pranojme njëri tjetrin” – tha ndër të tjera Gjekmarkaj.

Fjala e plotë në Kuvend:

Një nga gjërat që na ka mbajtur larg nga Europa pos pushtimit të gjatë otoman në kohet moderne është fakti që sistemi politik që na u imponua nuk pranonte opozitën dhe opozitarizmin.  Sapo në këtë vend lindi opozita dhe filloi opozitarizmi në të njëjten kohë nisi përpjekja për shtet të se drejtës, për integrim, për mendësi, kulturë, standarde, sjellje dhe ligje europiane.

Kjo aulë  në vetvete është dëshmia e realitetit të shndërruar në iluzion dhe të iluzionit që mbetet realitet. Më shumë se kudo tjetër këtu është folur për Europën dhe lidhjen jetike të vendit tonë me të.  Fjala  “integrim” është më e përdorura në këto 32 vite liri, më e keqpërdorura njëkohësisht, më e dashura dhe me nazikja.

Të gjithë mundohemi të flirtojmë me të.

Ajo ka mbetur ashtu si në antikitet  e një bukurie  magjepse e të pakapshme që na fton si Zeusin të transformohemi në dema të bardhë për ta joshur. Por ëndja jonë  e bind atë ngadalë , segmete segmente, aq sa na krijon perceptimin qe kemi të bëjme me një vije horizonti që sa më shumë i afrohemi po aq ajo na largohet.

Ajo na dukej më afër kur në tokën tonë vinte Papa Gjon Pali, Presidenti Bush, Papa Françesku, Sekretaret Clinton e Kerry, Kancelarja Merkel apo të gjithë lideret e Europes  kryesuar nga Sholz, Makron , Meloni etj së bashku në një samit por ënde  shumë larg kur mbetemi  ketu vetem me njëri-tjetrin.

Atyre me garë frenetike rendim tu demostrojmë gjithçka perendimore ruajtem neper shekuj , kode zakonore, ungjij, xhubleta , epos, fustanella, polifoni, gjuhe, beteja per civilizimin, papë, heronj , shenjtorë e shkrimtare dhe sapo ata ikin kthehemi tek fatalitetet, krusmat , perqafimet e hidhura, mentalitetet apo flama që na mbajti larg saj ku hilja i ze vendi rregullit, ku uni sakrifikon të të tëren, ku autoritarizmi perze tolerancen, ku interesi mund të ardhmen.

Në emër të Europës dhe integrimit në të, kemi akuzuar njëri tjetrin në menyrë shfarosëse, të eger aspak europiane.  Në Kryeqytetet  e kontinentit Opozita dhe Pushteti janë kundershtarë që ndahen për ide dhe programe pa e thyer një konteks etik, atë lubrifikant human që frymëzon sistemin demokratik!

Ne jemi mësuar me gjithë progresin e bërë nga firmosja e marërveshjes së asocim stabilizimit, nga statusi kantidat, nga çelja e negociatave për antarësim çfarë s’kemi parë, degjuar e pertypur. Pushteti  gjithmonë ka marrë e merr çdo meritë dhe  kemi pranuar që opozita  të zhvishet prej tyre.

Kemi parë sipas vizioneve danteske,  sesi ëngjujt   me aurë rrezatuese  mbi kaptinë mbreterojnë në qiell dhe djajtë rrinë poshtë me këmbë në akull, sesi rrekeja e fjalve pa mbarim pa fisnikerinë Don Kishoteske ndan të miren dhe të keqen, sesi zelli i pakufi prej jagove  poziciononte europianet perkundrejt anadollakve, sesi  të etur  jemi si udhetaret e shkretetires në pervetesim meritash dhe të pameshirshem  si piratet në zhveshjen e tjetrit nga çdo begenisje a stoli virtyti.

Po, kundershtari kudo duhet mundur po nuk duhet të shnjerzohet, nuk duhet të ndyhet, nuk duhet të denohet nga gjykatat edhe kur kryen nje sherbese publike. Sot në këtë pikë të rendit të dites flitet per rrolin e Kuvendit në procesin e integrimit europian.

Në mos shaka, paradoks ngjan. Kuvendi ynë është kthyer në gjykatë i cili ngre pretenca dhe merr vendime sesi deputet e opozites të ndeshkohen masivisht për qendrimet dhe fjalet. Precedenti i gjykimit ketu brenda per atë që thuhet jashtë është shumë i rëndë. Deri tani janë ndeshkuar  25 deputetë.

Ata po kerkojnë një gjë të thjeshtë pertej formes që detyrohen të perdorin-ardhjen e Kryeministrit në sallë per debat per një ceshtje sensitive si ajo që tani ka emrin Mgonigal. Ne mbase nuk e duam njëri tjetrin, po nuk e zgjidhem ne njëri-tjetrin, kontrata me kushtetuten na detyron ta pranojme njëri tjetrin.

Ndoshta  edhe në grupin e PD ka nga ata që nuk me duan mua dhe unë ndonjë prej nesh, po kjo nuk është më çeshtje deshirash, i bie të jetë çeshtje  këndveshtrimi emocional dhe ineresi vetjak.

Ne jemi perfaqesues per të cilet kanë votuar shqiptaret. Secili ketu sepaku duhet të respektohet si deputet. Nuk mund të sillet ketu askush si mesues i dobet që kur nuk i pelqen pyetja e nxenesit e nxjerr atë jashtë.

Nëse mazhoranca nuk zbaton rregullat kushtetuese ska pse i kerkon ato tek opozita se edhe sikur ajo ti zbatonte, njenshmeria e permbys barkën. Ky është një mekanizem që njëra pjesë kushtezon tjetren.

Une sdi di ti bie bilbilit as nuk kam ndermend të mesoj  po kur mohohet një e drejte themelore  është themelore ta mbrosh atë pertej instrumentit që perdoret. Ligjet, rregullat jane shkruar që Kuvendi të ekzistoje si salle perballjeje që njerzit të mos perplasen në rrugë, që konflikti të mos konturojë fizionominë e shoqërisë që dhuna e një individi  apo grupi të mos prevalojë mbi atë të ligjit!

Në këtë kontekst Kryeministi dhe askush këtu nuk mund të zgjedhe opoziten që deshiron dhe as Opozita Kryeministrin  e mazhorancen që do , po ky dhe kjo e e fundit ka detyrim kushtetues te perfillë parlamentin, ta respektojë atë , qeveria gjithaaq në menyrë që debati të konsumohet në brendi dhe formë në kufij demokratik e jo anarkik.

Nuk mund të flitet për proces integrues nese nuk pranohet opozita si njesi institucionale e si realitet shoqeror.  Mbase duhet rikujtuar fakti që opozita nuk janë vetem 63 perfaqesuesit e saj në sallë po mbi 730 mije votuesit e saj dhe familjet e tyre, pra gjysma e Shqiperisë.

Kjo vetëdije duhet t’ju udheheqe në çdo vendim të nderuar kolegë të mazhorances dhe  jo gara e brendshme e juaj se kush duhet të duket më rradikal, më trim, me besnik dhe më i vendosur për të hedhur në erë çdo urë bashkëpunimi e njerzie.

Kesisoj karriera jua mund të marrë për mbarë po gjendja psikologjike e Shqiperisë merr mrapsht, ajo bëhet depresive. Në token e urrejtjes dhe armiqësë së vazhdueshme rriten  heshta dhe hunj. Asnjë themel stabiliteti nuk hidhet në të.

Në kohet që po na bie per hise të jemi pranë politikes pa e bërë atë, se sfida e violences i ka zënë vendin arsyet duhet te meditoni mbi një fakt dramatik që shqiptaret po shkojnë nepermjet emigracionit të integrohen në Europë pasi po prekin deshtimin për ta ndertuar Europen ketu.

Secili e di që sa më shumë Europë ketu do të thotë më pak sundim, më pak arrogancë, me pak idiotesi, më pak korrupsion  dhe mazokizem politik, por  bashkëqytetaret tanë janë në të drejten e tyre të kenë njesi matese jeten e tyre e cila nuk mbushet me fjalë.

Ky Parlament ka miratuar shume ligje europiane nder vite por ligjet  që do duhej të rregullojnë jeten shoqerore  nuk ja kanë dalë të rregullojë ligjbëresit që të ndihen europianë , që të sillen si të tillë ! Nuk mjaftojnë ligjet për tu ndjere europianë duhet diçka më shumë.

Shpesh ne kemi bindjen qe jua hedhim europianve, i rrejme paq, u shesim mend !

Nuk e ndaj sak në ky është superioritet apo inferioritet por perfundimi është që ata nuk na besojnë, nuk na konsiderojnë, nuk na marrin seriozisht dhe na lënë ketu në nahine tonë, duke i uleritur e vershellyer njeri tjetrit pikerisht në Kuvendin e Republikes si pasqyra më perfekte e deshtimeve tona.

Kuvendi fillon  e permbush misionin e vet edhe integrues atehere kur pranon opoziten, te drejten e saj dhe heq dori nga koncepti i unifikimit të partise pushtet me shtetin.

Në një shoqeri demokratike pushteti nuk ështe hierarki klerikale që godet vesin në emer të virtytit por pjese e sistemit etikisht e barabarte me opoziten dhe si e tille gjykohet nga votuesit, elektorati, shoqeria opinioni apo drejtesia.

Interpretimet e tjera qofte per pushtetin apo opoziten jane justifikim per evazionet e karaktereve te cilet do te mbijetojne persakohë shoqeria i toleron, ndoshta gjate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat