Gazetari për heshtjen e Ramës në Parlament për çështjen “McGonigal”: Kryeministri ka shkelur Kushtetutën

Shqipëria

Gazetari për heshtjen e Ramës në Parlament për çështjen “McGonigal”: Kryeministri ka shkelur Kushtetutën

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 16:43
Edi Rama

Gazetari Arjon Sulo shprehet se kryeministri Edi Rama ka shkelur Kushtetutën duke refuzuar që të japë shpjegime në Parlament, pas kërkesës së opozitës për çështjen “McGonigal”.

Në një intervistë për Panorama TV, Sulo deklaroi se Rama nuk po e bën detyrën e tij dhe po mundohet të shmangë sa më shumë Parlamentin, duke shpikur vizita të ndryshme.

Sulo: 3 marsi është një datë që lidhet me vendimin e gjykatës së apelit për logon e PD. Këto protesta janë për të dyja, si kundër Ramës ashtu edhe për vulën. Berisha kërkon të shmangë kauzën e protestës me emër të interesit të PD-së. Nuk është ndonjë zgjedhje taktike e duhur, pasi ajo është shumë e rëndësishme. Duke dashur që të mbledhë sa më shumë qytetarë, të zgjojë tek sensibilitetet e një pjese përtej PD-së, do dhe pjesën gri, e drejton ligjërimin e tij drejt kryeministrit dhe çështjes McGonigal. Nuk do që ajo të zbehet dhe të shuhet. Ajo që po ndodh është se protesta e 3 marsit është për çështjene  gjyqit për vulën e PD-së.

Pyetje: Pamë një protestë më të qetë. Kjo e ditës së sotme u pa dhe pak më ndryshe nga ana e deputetëve të PD-së. A është ndoshta një frikë që mazhoranca ka bërë drejt deputetëve duke i përjashtuar?

Sulo: S’ka rëndësi parlamenti, punimet e tij për t’u shënuar në kronikën dhe zhvillimet e ditës. Në momentin që kryeministri nuk paraqitet për të dhënë llogari, s’ka kuptim dhe rëndësi ajo që ndodh. Pak ka ndodhur nga ana e opozitës, çfarë ka bërë opozita. Mund të jetë edhe frika nga përjashtimi, por nuk e besoj. Pjesa më aktive e pjesës së opozitës, janë të përjashtuar. Në këtë moment të përjashtuar, deputetët më aktivë, pjesa tjetër bënë atë që muind të bëjë. Çështja nuk është kjo. Çështja është që nuk ka si të ekzistojë më Parlamenti, në kuptimin e tij fillestar të debatit politik, në momentin që kryeministri e bojkoton atë. E shmang me qëllim kryeministri.

Kryeministri nuk i përgjigjet Kushtetutës. Këtë javë shpiku një vizitë në Japoni dhe nuk erdhi. Kjo tregon se po shkel Kushtetutën me të dyja këmbët. Ai parlament sot është i rrëzuar. Kryeministri i zgjedhur, nuk shkon dhe nuk bën detyrën e tij. Një padi në Kushtetuese, nëse ne do kishim drejtësi të pavarur, do të ishte me pasoja për kryeministrin. Shkelja e Kushtetutës është shkelja më e rëndë.

Pyetje: Kryeministri ka thënë se do të jetë në seancë Parlamentare më 2 mars. A mendoni se do jetë i sinqertë në shpjegimet që do japë?

Sulo: Kryeministri po e shtyn prej një muaji këtë çështje, dhe qëllimi është fshehja e dosjes McGonigal. Qëllimi është heshtja për shpjegimet që kërkon opozita, me qëllim që çfarëdo të thotë sot, të mos përdoret nesër kundër tij. Çështja po hetohet në SHBA. Bashkëpunimi i të pandehurit McGonigal, duke qenë i përfshirë në aktakuzë, kryeministri rezervohet që të flasë. Nga ana juridike, ai vepron drejtë. Por Rama është kryeministër. një person që është i akuzuar, nuk flet. Kryeministri është i përfshirë në dosjen McGonigal. Në Amerikë mund të dalin informacione të tjera. Nuk do jetë i sinqertë. Do konsultohet shumë me këshilltarët e tij.

Në këtë moment ai si një person që është i përfshirë në këtë çështje, po vepron drejt, pasi është një çështje që po zhvillohet në SHBA. Por si kryeministër duhet të fliste. Rama do të mundohet të mbajë shpjegimet e veta në kuadër të atyre shpjegimeve që ka dhënë në televizione. Kërkon t’i japë kohë vetes pasi bëhet rreth 1 muaj deri në datën 2 mars që ai do të shkojë në Parlament për të dhënë shpjegime. Kërkesa për hetimin e Partisë Demokratike dhe Nick Muzin, pasi sipas aktakuzës informacionet për Nick Muzin dhe PD-në dolën nga zyra e kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat