Vendimi për vulën e PD më 3 mars, avokati: Gjykata e Apelit është e detyruar të vendose mospranimin e ankimit te Alibeajt

Shqipëria

Vendimi për vulën e PD më 3 mars, avokati: Gjykata e Apelit është e detyruar të vendose mospranimin e ankimit te Alibeajt

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 17:53
Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

Avokati Genci Gjokutaj teksa i referohet seancës më tre mars, për vulën e PD thotë se Gjykata e Apelit është e detyruar të vendose mospranimin e ankimit të grupit të Alibeajt.

Sipas Gjokutajt, “Gjykata e Apelit do të konstatoje se ankuesi jo vetëm qe nuk ka qene palë në gjykimin në shkalle të parë, por as e ka kërkuar një gjë të tillë me kërkese per njohjen e tyre (Alibeaj & Co) si pale e interesuar”.

Gjokutaj thotë se kjo është rruga ligjore dhe kështu do te ndodhe! “Kush mendon dhe shpreson ndryshe nuk mund te ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para!”, shkruan avokati.

Postimi i avokatit

Me daten 3 mars Gjykata e Apelit Tirane nuk do te gjykoje statutin e Rithemelimit e PD te dates 11 dhjetor 2021 pasi:

Gjykata e Apelit ne fillim te gjykimit ne baze te ligjit verifikon pranine e paleve dhe legjitimimin aktiv te tyre dhe posacerisht legjitimimin e ankuesit (Alibeaj &Co) qe ka ankuar çeshtjen!

Gjate verifikimit te legjitimimit aktiv te ankuesit (Alibeaj & Co) Gjykata e Apelit do te konstatoje se ankuesi jo vetem qe nuk ka qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare por as e ka kerkuar nje gje te tille me kerkese per njohjen e tyre (Alibeaj & Co) si pale e interesuar!

E vetmja kerkese qe ankuesit (Alibeaj & Co) kane bere gjate gjykimit ne shkalle te pare ka qene perjashtimi i gjyqtarit te çeshtjes Z. Agron Zhukri nga gjykimi i çeshtjes! Kjo kerkese i ka kaluar per shqyrtim gjyqtarit Z. Arben Konstandini i cili ka vendosur rrezimin e kerkeses se Alibeaj & Co per perjashtim te gjyqtarit Z. Agron Zhukri pikerisht per shkak te mungeses se legjitimimit aktiv! Pra i palegjitimuari per te kerkuar perjashtimin e gjyqtarit te shkalles se pare u legjitimoka qe te ankohet ndaj vendimit te ketij gjyqtari (Agron Zhukri) siç ne menyre haptazi te kunderligjshme ka ndodhur!

Ne keto kushte Gjykata e Apelit eshte e detyruar qe ne fillim te gjykimit te vendose mospranimin e ankimit te ankuesit (Alibeaj & Co) per mungese te legjitimimit aktiv te tij pa i hyre fare dhe pa shqyrtuar shkaqet e paraqitura ne ankim!

Kjo eshte rruga ligjore dhe keshtu do te ndodhe! Kush mendon dhe shpreson ndryshe nuk mund te ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat