Situata e COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Shqipëria

Situata e COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

9 raste të reja me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, raporton se aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Ndërkohë, mësohet se janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat