Lirohen dy policët malazezë që dhunuan zyrtarin e lartë të Metës: Gabova që e kapa prej fyti

Shqipëria

Lirohen dy policët malazezë që dhunuan zyrtarin e lartë të Metës: Gabova që e kapa prej fyti

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 20:38
Dy policët Nikola Boljeviç dhe Dragan Shçekiç

Dy policët Nikola Boljeviç dhe Dragan Shçekiç të arrestuar për dhunën fizike ushtruar ndaj Petraq Milos, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe tani anëtar i Partisë së Lirisë, në pikën kufitare Muriqanit në Malin e Zi, u liruan nga Prokuroria e Ulqinit.

Prokurori i çështjes vendosi që të dy policët do të hetohen në gjendje të lirë për keqtrajtimin fizik ndaj Petraq Milos dhe djalit të tij më 15 janar.

Përpara prokurorit, sipas mediave malazeze, Shçekiç i cili në videon e publikuar kap nga fytyra Milon, ka deklaruar se është penduar dhe se kishte gabuar. Ndërsa u shpreh se ngjarja ndodhi për shkak se Milo refuzoi urdhrin e policisë.

Ndërkohë që në momentin kur po merrej dëshmia e tyre përpara Prokurorisë po protestonin një grup policësh në mbështetje të dy kolegëve. Dy ditë më parë, Prokuroria kërkoi arrestimin e dy policëve, duke u shprehur se kishin shkelur ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat