Arben Ahmetaj i përgjigjet akuzave: Në procesin e 3 inceneratorëve unë kam zero përfshirje!

Shqipëria

Arben Ahmetaj i përgjigjet akuzave: Në procesin e 3 inceneratorëve unë kam zero përfshirje!

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 21:44
Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj

Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj u është përgjigjur akuzave të publikuara në media nëse është i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, që janë nën hetim nga SPAK.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Ahmetaj thotë se ai nuk ka asnjë përfshirje dhe nuk ka firmosur asgjë për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Ish-zv/Kryeministri deklaroi se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë zyrtare.

Arben Ahmetaj: Është shumë e rëndësishme që ta vendosm në një kuadër. Ju shmangët nëse, pjesën e procedurës për inceneratorët. Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare nga Prokuroria?

S’është e thënë që s’ka. Unë kam një letër, është një email zyrtar i SPAK i cili i përgjigjet një kolegut tim të Fax Tv, ai na e ka vënë në dispozicion, i cili thotë: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vijon të kryejë hetime në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan dhe prodhimin e energjisë, në kuadër të procedimit penal. Objekt i hetimeve të këtij procedimi penal janë një sërë rrethanash dhe faktesh ku përfshihen dhe veprimet e shtetasit Arben Ahmetaj, në cilën e ish-ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Arben Ahmetaj: Ka një dosje që quhet 277/1 që janë veprimet e Ministrive të Drejtësisë, të Ministrisë së Energjisë dhe të Zhvillimit Ekonomik ku unë isha ministër. Unë dua ta deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. S’ka akuzë ajo, ajo ka informacion. Patjetër që po hetohet. Të inceneratori i Elbasanit kam zero përfshije në procedurë.

Unë unk kam firmë te inceneatori i Elbasanit, inceneratori i Fierit dhe tek procedura e Tiranës. Po them dhe një gjë. Të dyja veprat publike, Elbasani dhe Fieri, janë të dosmosdohsmme. Kanë pastruar qytete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat