​Xhaçka: Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë

Shqipëria

​Xhaçka: Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 23:08
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se “Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme për paqe në Ukrainë”.

“Një vit më parë, në këtë ditë, bota ishte në ankth, duke pritur të shihte se çfarë zgjedhje do të bënte Presidenti i Rusisë. Më 24 shkurt mësuam se ai e bëri zgjedhjen e tij. Kjo është një luftë për të cilën nuk kishte arsye tjetër përveç zgjedhjes së Presidentit rus. Duhet ta kujtojmë mirë këtë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë Xhaçka është shprehur entuziaste pasi siç ka shkruar ajo, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë. Krenar për Shqipërinë si bashkësponsorizuese e kësaj rezolute".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat