A rrezikon burgun Ilir Meta? Detaje nga thirrja e ish-presidentit në SPAK

Shqipëria

A rrezikon burgun Ilir Meta? Detaje nga thirrja e ish-presidentit në SPAK

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 14:32
Ilir Meta

Gazetari Poli Hoxha ka folur në lidhje me paraqitjen e ish-presidentit Ilir Meta pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në lidhje me çështjen CEZ-DIA.

Hoxha thotë se SPAK ka ecur shumë përpara sa i takon kësaj çështjeje.

Sipas tij, SPAK-u e ka pyetur Metën bazuar në dëshmitë e Kastriot Ismailajt, i cili është dënuar për këtë çështje dhe bashkëshortes së tij, Vojsava Ismailajt.

“Unë kam goxha informacion. Është një çështje që SPAK, në dijeninë time ka ecur shumë përpara. Kjo çështje është hetuar nga vetë zoti Dumani dhe Kraja, që ishte paraardhësi i tij. Çështja është që, zoti Meta aty është thirrur si një person për të kryqëzuar dhe për të ballafaquar vetë prokurorët e SPAK-ut me dëshmi të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat