Mazhoranca pengon Komisionin Hetimor/ Vasili: Po shkelet e dhunohet Kushtetuta!

Shqipëria

Mazhoranca pengon Komisionin Hetimor/ Vasili: Po shkelet e dhunohet Kushtetuta!

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 21:25
Petrit Vasili dhe Edi Rama

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se po shkelet dhe dhunohet kushtetuta në rastin e mosngritjes së Komisionit Hetimor për çështjen “McGonigal”.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili citon Kushtetutën, sipas të cilës “Kuvendi është i detyruar te caktoje Komision hetimi”.

Vasili bën përgjegjës për këtë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për të cilën thotë se i shërben kryeministrit Rama.

“Kryetarja e Kuvendit si mund t’i lejoje vetes të bjerë në këtë batak dhe të bëhet ortake e shkeljes kaq të rëndë dhe mafioze të Kushtetutës, aq më shumë që ajo sipas kushtetutës është edhe figura e dytë në hierarkinë shtetërore të vendit”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat