Baton Haxhiu pyet Ilir Metën si do ta mbrojë votën nga Edi Rama, ish-presidenti jep përgjigjen e papritur

Shqipëria

Baton Haxhiu pyet Ilir Metën si do ta mbrojë votën nga Edi Rama, ish-presidenti jep përgjigjen e papritur

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 08:57
Ilir Meta

Analisti i njohur pyet Metën se si do ta mbrojë votën opozita kur vazhdimisht akuzon qeverinë për blerje e shitje votash.

Meta përgjigjet duke thënë që gëzohet që zoti Haxhiu po e pranon që mund të vidhet dhe shton që ai së bashku me çdo pjesëtar të opozitës do të punojë për të mos u cënuar vota e lirë e qytetarëve.

Ai garantoi se kush e prek votën e lirë do të ketë pasoja.

“Nuk është normale të diskutohet për këtë çeshtje, por tashmë ky është fakt i këtij anormaliteti dhe i skizofrenisë antidemokratike që shpalos kjo qeveri. Ne do të punojmë dhe do të luftojmë që vota të mos preket. Do ti numërojmë vet dhe do u garantojmë qytetarëve integritet.”- deklaroi kryetari i PL-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat