Mehemti: Shkolla ka humbur misionin edukativ, elementet shkollë-familje-shoqëri kanë pësuar një goditje të fortë

Shqipëria

Mehemti: Shkolla ka humbur misionin edukativ, elementet shkollë-familje-shoqëri kanë pësuar një goditje të fortë

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 19:29
Ndriçim Mehemeti

Ditë më parë në internet qarkulloi një video ku dukeshin disa vajza  të moshës 13-14 vjeç të cilat dhunonin një bashkëmoshataren e tyre pranë ambientit të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”, lidhur me këtë situatë disa orë pas publikimit të videos ka reagur dhe Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar ku thotë se 5 të mitur janë marrë në pyetje në prezencë të prindërve po ashtu shkolla “Kongresi i manastirit” në një njoftim u shpreh se sherri ka ndodhur një kilometër  larg ambientet e shkollës.

I ftuar në studion e “FaxNews” eksperti i arsimit Ndriçim Mehemeti ,  thotë se ndikojnë të tre elementet shkollë-familje-shoqëri, të cilat kanë pësuar një goditje të fortë dhe kanë ikur në drejtime të kundërta me njëra-tjetrën në vend që të kishin një pikë takimi, ato janë drejtëza paralelë që ikin dhe nuk takohen asnjëherë.

Këto elemente kanë pësuar një deformim të rënde, familja nuk është në pozicionin e vet për një mijë arsye të cilat duan shpjegim nga sociologët, kemi familje të divircuara, prag divorci, me urdhër mbrojtje, që nuk interesohen  për fëmijët, pra kemi një shoqëri që nuk ka pikën e interesit për fëmijët e cila nuk i mbron fare.

Ti i thua nuk shitet cigarja dhe alkoli për fëmijët nën 18-vjeç dhe ai i shet, shesin edhe këto cigaret elektronike të cilat  kanë nikotinë brenda, të cilat i përdorin edhe fëmijët e klasës së gjashtë. Modelet në TV janë fallco të cilat ushqejnë femijët dhe shkolla nuk ka më misionin edukativ, mësuesi është një shkresaxhi i cili merret me gjithçka dhe nuk merret dot me edukimin për shumë arsye, edhe sikur të  dëshirojë  nga ora 08-12 nuk ke çfarë bën”, thotë eksperti.

“Në fakt janë një varg ngjarjesh , në Ksamil ku rriheshin me dërrasa, ngjarja në Laç e cila ishte e filmuar ku policia nuk tha gjë, por janë rrjetet sociale se ne nuk kishim për të kuptuar gjë, në Sarandë ku një fëmijë më pistoletë lodër merr peng gjithë klasën dhe nga frika u futën poshtë ndërkohë  që këta fëmijë sot rriten me këto pistoleta , tani vjen ngjarja tjetër ku femrat rrihen barbarisht  dhe reagon shkolla ku thotë se ngjarja ishte një kilometër larg”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat