Aksident në Durrës, automjeti përplaset me trafikndarësen! Dëmtohet drejtuesi

Shqipëria

Aksident në Durrës, automjeti përplaset me trafikndarësen! Dëmtohet drejtuesi

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet tip “Citroen” është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës brenda qytetit të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit afër kishës ortodokse dhe hyrjes së portit detar, në lagjen nr.4 të qytetit.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi automjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet qe drejtuesi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat