Shkrumbohen mijëra ullinj/ 10 hektarë tokë dhe 3 mijë rrënjë përfshihen nga flakët në Roskovec

Shqipëria

Shkrumbohen mijëra ullinj/ 10 hektarë tokë dhe 3 mijë rrënjë përfshihen nga flakët në Roskovec

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 15:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë rreth 10 hektarë tokë kodrinore në fshatin Kuman të Fierit duke djegur mijëra rrënjë ullinj. Flakët kanë nisur paraditen e së dielës duke u përhapur me shpejtësi të lartë, të favorizuara edhe nga erërat e forta.

Sipas nënkryetarit të bashkisë Roskovec, Maksim Goga dëmet janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihen autorët dhe shkaqet e zjarrit, por sipas nënkryetarit të bashkisë dyshohet nga djegia e barishteve nga vetë banorët. Ndërhyrja për shuarjen e flakëve ishte e vështirë për shkak të terrenit. Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve situata është vënë nën kontroll.

Ndërkohë në Fier pati edhe një vatër tjetër zjarri në lagjen Sheq i Vogël ku flakët përfshinë një zonë me kallamishte shumë pranë banesave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat