Abazoviq: Gjithçka gati për pritjen e delegacionit shqiptar, do të nënshkruajmë 11 marrëveshje

Shqipëria

Abazoviq: Gjithçka gati për pritjen e delegacionit shqiptar, do të nënshkruajmë 11 marrëveshje

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është gjithçka gati për ngjarjen me rëndësi rajonale G2G.

Abazoviq tha se nesër do të pres delegacionin e Qeverisë së Shqipërisë, ku do të nënshkruajnë 11 marrëveshje, përcjell Klankosova.tv.

Gjithçka është gati për G2G, pa dyshim ngjarje me rëndësi rajonale. Nesër mirëpresim delegacionin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, i përbërë nga të gjithë ministrat dhe bashkëpunëtorët e tyre”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

“Do nënshkruajmë 11 marrëveshje. Janë akredituar mbi 80 përfaqësues të mediave. Do të bëjmë çmos që të jemi më shumë se mikpritës të mirë dhe të dërgojmë një pamje të Malit të Zi ndryshe dhe modern me mbledhjën e përbashkët të dy qeverive në godinën e sapohapur të CANU-s”.

“Po zhvillojmë një politikë të fqinjësisë së mirë dhe po dërgojmë mesazh paqeje dhe bashkëpunimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat