Aurora Dollenberg flet për largimin masiv të bluzave të bardha, ka një thirrje për qeverinë

Shqipëria

Aurora Dollenberg flet për largimin masiv të bluzave të bardha, ka një thirrje për qeverinë

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 09:00
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg e cila është edhe shefe Urgjence në Hanover, në një intervistë me “Panorama e Mëngjesit”, ka folur mbi fenomenin e largimit masiv të mjekëve nga Shqipëria.

Aurora tha se kjo është fatkeqësi, por se realiteti duhet parë me objektivizëm. Sipas saj, në Shqipëri ka probleme që ta bëjnë jetën e përditshme profesionale të pamundur. Ajo kishte dhe një thirrje për qeverinë, që të shohë mundësinë e reformave të mirëfillta mjekësore dhe të mos emërimit të drejtorëve që nuk e meritojnë të jenë kontrollues të aparatit akademik mjekësor.

“Me të vërtetë fatkeqësi kur mendon që nga ato familje shqiptare dalin njerëz kaq ekselentë dhe i lejojnë vetes guximin për t’u larguar se e dinë që do ia dalin. Nuk është mirë që të mbetemi tek ata që mbase nivelin akademik nuk e kanë më të lartin e mundshëm. Ka nevojë cdo shoqëri dhe për “koka” që të japin një shembull.

Më vjen shumë keq që nenat e prindërit shqiptarë mos përfitojnë nga truri që i ofrojnë Evropës. Fatkeqësi që na dhemb cdo ditë, por realitetin ta shohim me sy objektiv dhe jo me zemër se këtyre të rinjve iu ofrohet një e ardhme e garantuar, e cila nuk ka stresin e përditshëm do më heqin nga puna apo jo cila politike do vërë cilin drejtor që nuk e meriton fare e që do kontrollojë një aparat akademik të mirëfilltë pa qenë i merituar
e të gjitha këto duken probleme të lehta por ta bëjnë jetën e përditshme profesionale të pamundur.

Prandaj mirëkuptim për të gjithë të rinjtë që duan ta provojnë të paktën një herë ëndrrën evropiane.

Nëse të gjithë ne bashkarisht të veprojmë kundër këtij fenomeni duke i detyruar qeveribërësit të bëjnë reforma të mirëfillta mjekësore që rrisin sigurinë juridike të ushtrimit të profesionit rrogat dhe perspektivat profesionale, këto mungojnë ndaj kjo hemoragji e bluzave të bardha dhe pas një dekade të plotë nuk paska të ndalur”.

Mjekja tha se Gjermania është në kërkim të mjekëve, por shqiptarët asnjëherë nuk trajtohen si të barabartë me mjekët gjermanë.

“Shteti gjerman subvecnionon në këto zona ku nuk shkon njeri, duke dhënë rroga shumë herë më të lorta mundësi jetese të gjithë atyre që vijnë nga Shqipëria apo vende të tjera të Ballkanit për të punuar aty.

Një konsensus malinj keqdashës ndaj Shqipërisë, që Gjermania i pret me krahë hapur me kushtet që ajo kërkon, në fillim të këtij viti ka dalë me lehtësime të marrjes së pasaportës.

Këto 10 vite ardhje masive nga Shqipëria e ka ndryshuar paragjykimin që ka ndaj Shqipërisë. Akademikët shqiptarë në 10 vitet e fundit kanë bërë që shqiptarët të përmenden për inteligjencë të lartë e cilësi.

S’ka spital gjermanë që nuk kemi mjekë shqiptarë, pranimi i bluzës së bardhë ka ardhur duke u rritur por asnjëherë nuk trajtohet njësoj një mjek shqiptar qoftë nga rroga apo statusi social".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat