Atentati në Elbasan; dërgohen në laborator gjurmët e gishtërinjve të gjetura në mjetin luksoz

Shqipëria

Atentati në Elbasan; dërgohen në laborator gjurmët e gishtërinjve të gjetura në mjetin luksoz

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Prokuroria e Elbasanit ka çuar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore, tre gjurmë gishtash dhe një profil ADN-je, që u gjetën në makinën tip “bmw x6”, me të cilën dyshohet se do të kryenin atentatin Arben Spahihu dhe Arsen Preçi.

Hetuesit synojnë të zbardhin identitetin e të gjithë personave të tjerë, të përfshirë në atentatin e dështuar dhe që kanë përdorur mjetin, në të cilin u gjetën 3 armë kallashnikov dhe dy shishe me benzinë.

Organi i akuzës po e heton ngjarjen si të lidhur me grupin e Erion Alibej.

Nga provat e mbledhura deri më tani, hetuesit mendojnë se dy të ndaluarit mund të ekzekutonin Elton Kilën, i njohur ndryshe dhe si Oti i elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat