Alibeaj prezanton kandidaten për Fierin: Vula na takon neve, Berisha të pranojë vendimin!

Shqipëria

Alibeaj prezanton kandidaten për Fierin: Vula na takon neve, Berisha të pranojë vendimin!

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 20:15
Enkelejd Alibeaj

I bindur se më 3 mars, Gjykata do të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe do t’i japë përfundimisht të drejtën e vulës në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u ndal në Fier për të prezantuar emrin me të cilin do t’i dalë përballë Berishës e Ramës më 14 maj.

Kreu i grupit parlamentar, të cilit Lulzim Basha i la në dorë drejtimin e partisë pas dorëheqjes, e shfrytëzoi takimin për t’i kërkuar Sali Berishës ta pranojë vendimin e 3 marsit.

Nga ana tjetër, edhe Berisha insiston që vula do t’i kalojë përfundimisht atij, me argumentin se s’ka gjykatë që nuk pranon verdiktin e demokratëve. Nga selia blu, ai mohoi që protesta, e thirrur të njëjtën ditë kur Apeli jep vendimin, të jetë formë presioni ndaj Gjykatës.

Pavarësisht vendimit që do të japë gjykata, kreu i Rithemelimit Sali Berisha është i vendosur për të protestuar kundër qeverisjes së Edi Rama, që sipas tijin, po e çon vendin drejt shkatërrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat