Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadë në Azerbajxhan

Shqipëria

Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadë në Azerbajxhan

Më: 1 mars 2023 Në ora: 18:20
Foto nga vendngjarja

Republika e Shqipërisë ka marrë vendimin për hapjen e misioni diplomatik “Ambasadë” në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Vendimi  është firmosur dhe hyn në fuqi menjëherë duke u botuar në “Fletoren Zyrtare:

Njoftimi:

V E N D I M

PËR

HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AZERBAJXHAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Shpenzimet për hapjen e këtij misioni diplomatik do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2023.

Ngarkohet Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat