400 vende të lira te FA, Rama: Ushtarakët shqiptarë, ndër më të paguarit në rajon

Shqipëria

400 vende të lira te FA, Rama: Ushtarakët shqiptarë, ndër më të paguarit në rajon

Më: 2 mars 2023 Në ora: 08:14
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që aplikojnë te Forcat e Armatosura.

Kjo pasi aktualisht ka 400 vende të lira pune.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se me rritjen e pagës me 7%, ushtarakët shqiptarë tanimë janë ndër më të paguarit në rajon.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://www.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat