“Çfarë bëre që të rrahu?”, pyetja që i bëhet një gruaje të dhunuar në gjykatë

Shqipëria

“Çfarë bëre që të rrahu?”, pyetja që i bëhet një gruaje të dhunuar në gjykatë

Më: 2 mars 2023 Në ora: 08:42
Avokatja Eranda Gjonaj

Avokatja Eranda Gjonaj është shprehur se policia nuk e ka detyrimin ligjor të ndjekë një person pasi ë dalë nga burgu.

Në një  intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se kur gratë e dhunuara bëjnë një denoncim në polici, pyetja e parë që bëjnë autoritetet është çfarë bërë që të rrahu?

“Edhe policia duhet të mbajë përgjegjësi. Edhe policia nuk e ka detyrimin ligjor që ta ndjekë pasi del nga burgu.

Pyetje e parë që ju bëjnë grave të dhunuara kur bëjnë kallëzimin , është  çfarë bërë që të rrahu. Nuk është përgjegjësia 100% e policisë. Duhet të ketë një vendim që ai të ndiqe”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat