Pjesë e një grupi kriminal, kapet fieraku për llogari të Spanjës

Shqipëria

Pjesë e një grupi kriminal, kapet fieraku për llogari të Spanjës

Më: 2 mars 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një 67-vjeçar është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për shtetasin Gjolekë Pazaj, i cili pas esktradimit, do përballet me drjetësinë spanjolle.

Njoftimi i Policisë: 

Pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me drogë dhe armë në Spanjë, kapet nga Policia e Fierit, me qëllim ekstradimin, 67-vjeçari. 10 ditë më parë, Policia vuri në pranga një 22-vjeçar, pjesëtar i po këtij grupi kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Member”.

Në kuadër të kësaj faze, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi: -Gj. P., 67 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., pjesëtar i të njejtin grup kriminal. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat