DASH ‘rrëzon’ Berishën, Çupi: Opozita në hall prej ish drejtuesit të saj

Shqipëria

DASH ‘rrëzon’ Berishën, Çupi: Opozita në hall prej ish drejtuesit të saj

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:26
Analisti Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi thotë se opozita është në hall prej Sali Berishës, duke komentuar akuzat e këtij të fundit ndaj DASH për gjobëvënie, të cilat u hodhën poshtë nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Në një intervistë për Abc News, Çupi u shpreh se opozita drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy persona të cilët akuzohen për korrupsion dhe minim të demokracisë.

E ndërsa Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA, Çupi paralajmëroi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Metën shumë shpejt.

“Shansi shumë i mirë i mazhorancës shqiptare, i kryeministrit të Shqipërisë, është se opozita është në një hall shumë të madh për shkak të Sali Berishës. Amerika dhe qeveria e Shqipërisë sulmohen nga më të korruptuarit e botës, njerëzit që janë në krye të tabelës për korrupsion dhe për minim të demokracisë. Ne kemi dy ish-presidentë, në aparencë, duket sikur prodhojmë liderë vetëm për të qenë absurd, njerëzit që sulmojnë Perëndimin dhe që krijojnë absurdin. Për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Këta i dhanë një shans shumë të madh qeverisë, edhe sikur sadopak të drejtë të kishte opozita, ajo e drejtë humbi për arsye se në krye, si gjeneral lufte kundër qeverisë dhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vunë dy njerëz që janë në akuzë, janë nën hetim. Jo vetëm nën hetim, por njëri prej tyre është konsideruar dhe tjetri shumë shpejt, konsideruar si një minues i demokracisë. Çfarë mund të jesh më shumë se minues i demokracisë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat