Detaje/ “Hante molto dhe pinte cigare”, çfarë lëvizjesh kreu Dan Hutra para arrestimit në Sharrë

Shqipëria

Detaje/ “Hante molto dhe pinte cigare”, çfarë lëvizjesh kreu Dan Hutra para arrestimit në Sharrë

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:50
Gazetarja Xhensila Kodra

 Ndërhyrja në kohë e policisë, shmangu ndoshta një vrasje tjetër të planifikuar nga Dan Hutra në zonën e Sharrës në Tiranë. Pasi ekzekutoi tri gra dhe tre të tjera i plagosi në Paskuqan dhe Bathore, Hutra udhëtoi me makinë në drejtim të Sharrës, ndërsa aty ka pritur me orë të tëra “prenë” e radhës që kishte planifikuar.

Gazetarja Xhensila Kodra, referuar deklarimeve të banorëve, Hutra që para se të ngjitej në kodrën ku arrestua ka blerë cigare dhe molto në një dyqan aty pranë.

“Ai qëndroi i fshehur, dhe në tentativë për të realizuar vrasjen e katërt, ashtu sikurse e kishte planifikuar. Ai ka ardhur këtu ka ngrënë vetëm molto dhe ka pirë cigare. Një banor e ka parë autorin të futej tek një dyqan ku ka blerë cigare dhe molto dhe më pas është ngjitur në këtë kodër. Nuk ka pasur asnjë pendesë para grupit hetimor”, tha ai.

Në momentin e arrestimit, 40-vjeçari iu ka kërkuar agjentëve policorë ta linin, që të vriste peronin të cilin kishte planifikuar dhe se më pas do dorëzohej në komisariat.

“Në këtë vend për më shumë e tre orë, ka qene i fshehur për të pritur shënjestrën e radhës. Kanë qenë pesë agjentë që kanë ardhur këtu për ta arrestuar, ndërkohë u ka thënë më “lini të vras dhe personin tjetër”, tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat