“Personi ‘A’ është mik i opozitës, do dalin lidhjet”, Manja flet për dosjen McGonigal

Shqipëria

“Personi ‘A’ është mik i opozitës, do dalin lidhjet”, Manja flet për dosjen McGonigal

Më: 2 mars 2023 Në ora: 14:38
Ulsi Manja

Debatet mes opozitës dhe maxhorancës për çështjen McGonigal kanë vijuar edhe pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi ku dha sqarimet e tij, duke theksuar se nuk ka asnjë hetim për të në lidhje me këtë dosje ashtu sikurse pretendon Partia Demokratike.

Fjalën e ka marrë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili  referuar dosjes ka thënë se personi “A” është mik i opozitës, ndërsa shtoi se lidhjet do të dalin shumë shpejt.

“Nëse McGonigal do të ishte paguar nga personi A që është një mik i njohur botërisht i këtij krahut këtej, personi A do të ishte në burg dhe nuk do të ishte bërë foto në mes të Tiranës me Artan Hoxhën dhe as nuk do të festonte vitin e ri duke e ngrënë dreka e darka me eksponentë të rëndësishëm të revolucionit, madje krahu n më të fuqishëm të revolucionit, në lokalet më luksoze të Tiranës , por duroni se do i dalin pak më vonë kur të përfundojë procesi në  Amerikë.

Do të dalin dhe lidhjet e juaja me personin A”– tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat