Xhafaj, qëndrim ndryshe nga grupi i PS: Opozita me të drejtë kërkon transparencë për ‘McGonigal’

Shqipëria

Xhafaj, qëndrim ndryshe nga grupi i PS: Opozita me të drejtë kërkon transparencë për ‘McGonigal’

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:43
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka mbajtur sot në Kuvend një fjalim ndryshe nga linja zyrtare e partisë lidhur me mocionin me debat për çështjen “McGonigal”.

Ai tha se opozita ka të drejtë për të kërkuar transparencë për këtë çështje, teksa tha se dalja e të vërtetës i shërben edhe vetë maxhorancës.

Xhafaj u shpreh se me këtë rast shumica mund të reflektojë edhe për çështje si konflikti interesit dhe lobimi i partive politike.

“Opozita dhe jo vetëm me të drejtë ka kërkuar transparencë për një çështje të tillë. Unë pavarësisht se çfarë mendoj për të dhe sidomos për një pjesë të lidershipit të saj, gjykoj se ata janë në të drejtën e tyre me këtë kërkesë. Ne si maxhorancë kemi përgjegjësinë të përballemi publikisht me këtë temë pasi e vërteta është në interes të publikut, por edhe në interesin tonë politik. Natyrisht edhe të reflektojmë se si të përmirësojmë disa gjera në etikën dhe komunikimin zyrtar, konfliktin e interesit, financimin dhe lobimin nga partitë politike”, u shpreh deputeti socialist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat