Lubonja për mocionin mbi çështjen “McGonigal”: Rama po del mbi ligjin dhe Kushtetutën

Shqipëria

Lubonja për mocionin mbi çështjen “McGonigal”: Rama po del mbi ligjin dhe Kushtetutën

Më: 2 mars 2023 Në ora: 22:01
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se pritshmëritë nga seanca e sotme në Kuvend për çështjen McGonigal nuk ishin të mëdha.

Ai ka bërë me dije se nuk priste që kryeministri Edi Rama të jepte sqarime mbi përfshirjen në këtë skandal, megjithatë shtoi se më shqetësuese se të gjithë i dukej fakti se kryeministri kërkonte të dilte mbi ligjin dhe Kushtetutën për të mos lejuar krijimin e një komisioni hetimor për këtë çështje.

“Nuk kisha interes për seancën sot, e prisja këtë skenar. Ajo që mund të pritej duhet të ishte një agresivitet me bilbila e opozitës por nga Rama nuk pritej të jepte sqarime apo të bënte debat.

Për mendimin tim, nëse Parlamenti kishte ndonjë rol do të ishte ngritja e një komisioni. Kur një kryeministër thotë nuk lejoj të ngrihet komision, kjo është më e rëndë se ajo që po akuzohet. I bie të jemi në totalitarizëm, shkelet Kushtetuta, i bie të jetë mbi ligjin.

I kemi dhënë kaq shumë rëndësi çështjes McGonigal sepse ka ndodhur në SHBA dhe presim të na shpëtojë Amerika”, tha Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat