Sulmi në uzinën e Gramshit, shtyhet sërish seanca ndaj “spiunes” ruse, ka një kërkesë

Shqipëria

Sulmi në uzinën e Gramshit, shtyhet sërish seanca ndaj “spiunes” ruse, ka një kërkesë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 10:38
Pamje nga gjykimi

Seanca ndaj shtetases ruse, Svetlana Timofoeva e cila aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi incidentit të ndodhur vitin e kaluar në uzinën e Gramshit është shtyrë sërish për arsye procedurale.

Seanca e radhës pritet të mbahet me 17 Mars.

Rusia ka kërkuar ekstradimin e shtetases së saj, por Timofoeva kërkon që kërkesa për ekstradimin e saj të vijë në gjuhën ruse.

Svetlana ruse e cila u raportua nga autoritetet shqiptare si një nga tre personat e arrestuar, pasi 33-vjeçarja Timofoeva së bashku me ukrainasin Fedir Alapatov, dhe Mikhail Zorin kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat