Pritet vendimi/ Gjyqi për vulën e PD, Rudina Hajdari del me thirrjen e fuqishme para Apelit

Shqipëria

Pritet vendimi/ Gjyqi për vulën e PD, Rudina Hajdari del me thirrjen e fuqishme para Apelit

Më: 3 mars 2023 Në ora: 11:02
Rudina Hajdari

Rudina Hajdari në një deklaratë përpara hyrjes në Gjykatën e Apelit ku do të jepet vendimi për përkatësinë e vulës në Partinë Demokratike tha se ajo që është duke ndodhur është e paprecedentë.

Hajdari tha se kryetarin e opozitës e zgjedh populli dhe jo gjykata. 

“Ajo që po ndodh është e paprecedentë. I kujtoj gjykatës, shoqërisë që ky është një problem që na përket të gjithë. Gjykata nuk mund të mohojë të drejtën. PD nuk mund të trajtohet si pronë private, s’mund të vendoset nga një trup gjykues nëse kjo i përket zoti Berisha apo jo. E inkurajoj gjykatën që ta shoh këtë vendim. Po e them dhe si nënë, jam e shqetësuar. jam këtu për t’i kujtuar gjykatës, se gjithë procesi është falsitet. PD nuk mund të trajtohet si pronë private. Do e inkurajoja gjykatën që mos të harrojë drejtësinë, dhe të prevalojë shumicën. Shumica është vullneti përmes votës. E vendosin anëtarët e PD të ardhmen e kësaj partie.

Parimi po thuhet, dhe dua t’ua rikujtoj gjykatës. Jam këtu si gardiane e këtij parimi, pasi jam e bija e Azem Hajdarit, që dha jetën për këto parime. Ndaj i bëj thirrje gjykatës që të kenë parasysh që partitë dhe kryetarët e tyre zgjidhen si proces i votës së lirë dhe jo përmes gjyqeve”, tha Rudina Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat