Situata e fundit politike/ Pas mbledhjes së Kryesisë, zbulohet hapi i radhës i PD, çfarë pritet të ndodhë të dielën

Shqipëria

Situata e fundit politike/ Pas mbledhjes së Kryesisë, zbulohet hapi i radhës i PD, çfarë pritet të ndodhë të dielën

Më: 3 mars 2023 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Partia Demokratike, pas mbledhjes së kryesisë që do të zhvillojë ditën e nesërme në orën 12:00, duket se do të vijojë me hapin e radhës.

Ditën e diel, në orën 17:00, PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Kujtojmë se ditën e sotme, Gjykata e Apelit zhbëri vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, duke kthyer çështjen e vulës së PD për rigjykim në Shkallën e Parë.

Vendimi i Zhukrit njihte si legjitim Kuvendin e Sali Berishës, atë të 11 dhjetorit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat