Çupi: Berisha-Meta e kanë mbyllur ciklin, absurde të protestosh për punët e Amerikës

Shqipëria

Çupi: Berisha-Meta e kanë mbyllur ciklin, absurde të protestosh për punët e Amerikës

Më: 4 mars 2023 Në ora: 09:37
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi ka komentuar protestën e djeshme të thirrur nga dyshja Berisha-Meta dhe situatën brenda opozitës. Në një intervistë televizive ditën e djeshme, ai u shpreh se ishte një protestë pa kauzë pa motiv, pa moral.

“Thuajse 100% si pritej, një protestë që s’ka rëndësi sa njerëz ka por pa kauzë pa motiv, pa moral, po solucion politik. Dje ishte seanca parlamentare për atë çështjen që thonë këta, McGonigal etj. Ata kanë një numër ta caktuar deputetësh por nuk e konsiderojnë veten ligjvënien, dhe të nesërmen dalin në rrugë pa kuptim pa thënë asgjë. Ishte një seancë aventureske, mendoj se një vend aleat shumë i vogël i SHBA të protestojë për punë të Amerikës e ca ndodh në Amerikë. Realisht veç fjalës së Ramës pjesa tjetër s’kishte lidhje me realitetin. Një kuvend pa realitet”, deklaroi ai.

Ndër të tjera Çupi komentoi edhe pjesëmarrjen në protestën e thirrur në Bulevard nga Sali Berisha.

“Pjesëmarrja është e pritshme, Berisha e ka mbyllur ciklin s’mund të presë më të jetë popullor. Arsyeja është shumë vjeçare, Berisha tani është ngjitur në një aventurë, ku mund të themi se PD ka bërë Berishën. Berisha e ka keqpërdorur atë lëvizje pas 90, e ktheu në personale. Keqpërdori edhe një lloj besimi që i dhanë në 2005, por Berisha tenton me çdo kusht edhe pse është i padëshiruar për perëndimin, edhe pse populli ka qasje të keqe ndaj tij, tenton ta bezdisë popullin për t’i thënë edhe pse më ke përjashtuar kam një grusht njerëzish që do vi të bezdis. Në këto rrethana, politike, morale,historike, s’mund të presësh asgjë, nga njerëz që ose janë të Berishës, ose të paguar prej tij, që dalin në rrugë kot”, u shpreh ai.

Ndërkohë analisti Frrok Çupi thotë se ishte e pritshme që në protestën e thirrur nga Sali Berisha të kishte një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve. Çupi u shpreh se nuk mund të jetë një protestë kombëtare, ku në bulevard kanë dalë 500 persona.

Sipas Çupit, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk përfaqësohen as në partitë e tyre.

“Kjo quhet protestë kombëtare, do të thotë që kanë thirrur të gjithë PD-në e kombit, quhet dhe parti e madhe e dy partive opozitare, nëse quhen të mëdha, të Berishës dhe Ilir Metës. Të përfundojë deri në këtë derexhe, me 500 veta në bulevard, përfundimisht, njeriu, politikani, ish-presidenti dhe ish-kryeministri duhet t’i dëshmojë kombit se ka një cipë, do të thotë që, na falni, ne nuk përfaqësohemi as në partitë tona. Këta nuk përfaqësohen tashmë as me partitë e tyre. Megjithatë, guxojnë që ta bezdisin njeriun, ta bezdisin qytetin, ta frikësojnë njeriun”, nënvizoi Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat