Belind Këlliçi takime me qytetarët në Zallher të Tiranës: Njerëzit po numërojnë ditët mbrapsht dhe po “shpërthejnë” nga mllefi

Shqipëria

Belind Këlliçi takime me qytetarët në Zallher të Tiranës: Njerëzit po numërojnë ditët mbrapsht dhe po “shpërthejnë” nga mllefi

Më: 4 mars 2023 Në ora: 20:28
Belind Këlliçi

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, është shprehur se në 14 maj fitorja e demokratëve në zgjedhje është e sigurt.

Komentet Këlliçi i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me banorët e fshatit Zallherr të Tiranës, ku tha se qytetarët po numërojnë ditët me padurim deri në 14 maj.

“Qytetarët po numërojnë ditët dhe kanë mllef” u shpreh Këlliçi, që prej 1 muaji e gjysëm është në takime të përditshme me banorët e Tiranës si pjesë e turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”.

“Njerëzit po numërojnë ditët. Po numërojnë ditët. Është larg 14 Maji. Njerëzve u ka ardhur shpirti në majë të hundës, unë kam 1 muaj e gjysëm që jam 8 orë në ditë në ecje në qytet, në lagje, kudo. Njerëzit po shpërthejnë. Gjysmat e materialeve filmike nuk i nxjerr dot prej mllefit, dufit dhe sharjeve që njerëzit kanë për Erjon Velinë. Se i ka vjedh, i ka varfëru dhe i ka poshtëru. Dhe atë që i ka bërë është dëmi më i madh për brezin e ri”, u shpreh Këlliçi.

Sipas PD-së, gjatë bashkëbisedimit me kandidatin e Partisë Demokratike për Tiranën, banorët e Zallherrit ngritën shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm dhe të rrugëve.

Këlliçi premtoi se do të rikthehet në takim me banorët e zonës bashkë me një program realist, të hartuar nga një ekip ekspertësh. Programi që do të prezantohet në fushatë, tha Këlliçi do të përmbajë zgjidhjet konkrete të problemeve që janë shtruar përgjatë turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat