Policia ushtron kontrolle në disa zona në Devoll, raportohet për disa të shoqëruar

Shqipëria

Policia ushtron kontrolle në disa zona në Devoll, raportohet për disa të shoqëruar

Më: 4 mars 2023 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Policia ka zhvilluar një operacion me qëllim goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në Devoll.

Sipas burimeve për BW, policia ka zhvilluar kontrolle në disa pika, kryesisht lokale të këtij qyteti.

Gjithashtu mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici lidhur me kryerjen e aktivitetit të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur dhe sekuestruar aparate celulare të cilat dyshohet që përdoreshin nga persona të caktuar për vendosjen e basteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat