Vdekja e shqiptarëve në Greqi, flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë

Shqipëria

Vdekja e shqiptarëve në Greqi, flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 08:45
Flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë

Përplasja e dy trenave pak ditë më parë në Greqi shkaktoi vdekjen e 57 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Në këtë aksident tragjik humbën jetën edhe katër shqiptarë, ndërsa në nder të tyre flamuri kuq e zi është ulur gjysmështizë para kryeministrisë.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri, Edi Rama, i cili ka ndarë një foto në rrjetin social “Facebook” .

Shqiptarët që humbën jetën janë identifikuar si Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xholla dhe Klaudia Lata. Greqia shpalli tri ditë zie kombëtare në nderim të viktimave, ndërsa ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit Kostas Karamanlis dha dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat