“Dita e madhe e ndryshimit”- Meta: Më 14 Maj ndëshkim shembullor për Rilindjen. Po varfëron dhe shpopullon Shqipërinë

Shqipëria

“Dita e madhe e ndryshimit”- Meta: Më 14 Maj ndëshkim shembullor për Rilindjen. Po varfëron dhe shpopullon Shqipërinë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:47
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar 14 Majin si ditën e ndëshkimit shembullor për qeverinë.

Meta thotë se në këtë datë, qytetarëve do u rikthehen të drejtat, liritë, shpresa dhe dëshira për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“14 Maji, dita e ndëshkimit shembullor për “Rilindjen” që varfëron, shpopullon, korrupton dhe që kërkon të zgjedhë edhe opozitën.

14 Maji, dita e madhe e Ndryshimit, që qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve t’u rikthehen të drejtat, liritë, shpresa dhe dëshira për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat