Kush e drejton Kryesinë e PD? Ja si përgjigjet Enkelejd Alibeaj

Shqipëria

Kush e drejton Kryesinë e PD? Ja si përgjigjet Enkelejd Alibeaj

Më: 6 mars 2023 Në ora: 13:34
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj do të mbledhë këtë të Hënë Kryesinë e tij. Në mëngjesin e sotëm grupimi i Alibeajt, dorëzoi përmes përfaqësuesit të saj ligjor Indrit Sefa kërkesën në KQZ për regjistrimin e partisë në zgjedhjet lokale të 2023-it.

Në këtë shkresë, ishte dhe dokumenti ku Lulzim Basha në cilësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike ka autorizuar Alibeajn për regjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet e 14 Majit.

I pyetur nga gazetarët se kush e drejton Kryesinë, duke qenë se Basha është ende kryetari ligjor i PD-së, Alibeaj tha se përgjigjien do e japë pas mbledhjes.

Pyetje: Kush e drejton kryesinë sepse pamë letrën që kryetari është Basha?

Enkelejd Alibeaj: Do ta merrni vesh në prononcimin që do të kem pas takimit të mbledhjes.

Ndërkohë sa i përket grupimit që mbështet Berishën mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar u depozitua kërkesa për t’u regjistruar për zgjedhjet. Aty u vendos që në zgjedhjet lokale të shkohet me koalicion. Kujtojmë që të Premten, Gjykata e Apelit vendosi që të kthejë për gjykim çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat