“Kam hall të shpëtoj kokën”/ Vrasësi i babait të Dan Hutrës: Shteti të më mbrojë familjen, ndihemi të kërcënuar!

Shqipëria

“Kam hall të shpëtoj kokën”/ Vrasësi i babait të Dan Hutrës: Shteti të më mbrojë familjen, ndihemi të kërcënuar!

Më: 6 mars 2023 Në ora: 18:06
Dan Hutra

Vrasësi i babait të Dan Hutrës, në një intervistë, duke kërkuar që të ruaj anonimitetin e tij i ka bërë thirrje shtetit që t’i ruaj familjen, pasi ndihen të kërcënuar.

Në një bisedë telefonike për mediat autori i vrasjes së babait të 40-vjeçarit, që tashmë e ka kryer dënimin për vrasje, tha se vrasja ka ndodhur për arsye prone.

“Unë Rrahman Selen nuk e njoh kurrë. As kam pasur të bëjë me te fare. Këto janë ngjarje të rënda. I bëj thirrje qeverisë që të mbrojë familjen se do bëhet ndonjë masakër. Dua që familja ime të mbrohet. Unë e kam vrarë babain e Dan Hutres.

E kam kryer dënimin për këtë vrasje. E kam vrarë për arsye prone. Unë i bëjë thirrje për mbrojtje të familje. Mos na lëndoni më shumë ju lutem. Kur ndodhi masakra mu duk sikur pashë familjen time.

Është tmerr, ose më keq ka ndodhur. Jam shumë i ngarkuar psikologjikisht. Nuk e mbaj mend se sa ka qenë Dani kur i vrava babain. Kur ndodhi kjo ngjarje, ika nga ai vend. Marrëdhënia ime me familjen e tij merre me mend sesi ka qenë. Ai kërkon që të vrasë një njeri që ska pasur të bëjë punë, e jo më. Verdiktin e ka dhënë shteti.

Tani kam hallin e madh se si të shpëtoj kokën, familjen time.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat