Tomorr Alizoti për vendimin e gjykatës për vulën: Procedurë për të legalizuar një padrejtësi, ka një hile

Shqipëria

Tomorr Alizoti për vendimin e gjykatës për vulën: Procedurë për të legalizuar një padrejtësi, ka një hile

Më: 7 mars 2023 Në ora: 07:20
Tomorr Alizoti

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka komentuar vendimin e gjykatës së Apelit për vulën e PD duke thënë se ky vendim nuk e dëmton këtë forcë politike.

Alizoti tha se beteja politike brenda PD u zgjidh në zgjedhjet lokalet të 6 marsit të kaluar, ndërsa shtoi se ndonjëherë procedurat bëhen për të legalizuar një padrejtësi dhe vendimi ka pasur një hile pasi u bë vetë pak ditë para regjistrimit.

“Kam bindjet e mia që unë nuk merrem fare me gjykatat. Është kthyer e gjithë biseda politike bazuar në gjykata. Kjo ishte një betejë politike brenda PD-së, u zgjidh më 6 marsin e kaluar dhe dolën 2 forca në PD, të cilat patën një konflikt brenda asaj partie, hynë në një garë politike, në garën lokale dhe rezultoi që grupi i sotëm aktual brenda PD-së, grupi i z. Berisha të fitonte bashkinë. Këtu mbyllet konflikti politik.
Politika nuk është çështje gjykate, është çështje ndjekësish. Kush ka më shumë ndjekës dominon politikën. Ky është ligji a dhe b. Është shumë e thjeshtë. Procedurat ndonjëherë shërbejnë për të legalizuar shumë padrejtësi. Kjo është një procedurë për të legalizuar një padrejtësi. De fakto, partia u vendos në mënyrë politike që është kjo që është. Ka dhe një pjesë e vogël, mendim për një fraksion, që ne si parti të shkonim drejt zgjedhjeve të qetë.

Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë shtet i së drejtës. Vetë fakti që vendimi i kësaj gjykate që del 2-3 ditë para regjistrimit ka një hile pa masë. E lodh këtë parti, por nuk dëmton fare. Një pjesë e madhe e demokratëve janë revoltuar. Madje jo vetëm demokratët, kanë një empati, keqardhje që padrejtësia mund të shkojë deri aty sa të preket opozita.
Hile ka në vendimin për të marrë çështjen zyrtare. Unë mendoj se është momenti më i mirë politik për të bërë politikë brenda PD-së. I gjithë sistemi është kundër opozitës. Tani opozita vërtetohet në tezat e saj. Nuk mund të jesh politikan me vendim gjykate. Nëse një prijësi fetar do i duhej një vendim gjykate për të qenë prijës. Do ta refuzoj të merrem me këtë problem idiot për një vendim idiot gjykate”,
tha Alizoti në emisionin “Open”, në News 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat